Takimi mes Anës dhe Elvisit në ‘Përputhen’ u shoqërua me mjaft diskutime në studio.
Advertisements
Mes Elvisit dhe Anës nisën thumbat, ndërsa Elvisi u shpreh se Ana është një person negativ dhe ziliqar, që gjen gjithmonë diçka ‘të keqe’ në gjithçka.
Ana u shpreh e zhgënjyer nga Elvisi dhe mes tyre nisën thumbat, të cilët vazhduan edhe gjatë puntatave të tjera.
Advertisements
Madje, thumbat kanë vazhduar edhe në rrjetet sociale. Më herët, Elvisi e quajti Anën “vejushë e zezë”, ndërsa së fundmi është shprehur se ajo ha ‘hatërmbetje dhe mllef’ për mëngjes.
Një ndjekës e pyet Elvisin në Instagram: “Kur do dalësh në takim me Ana Kaurin?“, ndërsa ai ia kthen:
“Ndoshta kur Ana të heqë dorë nga iluzioni që është perëndeshë, ndoshta. Përveç kësaj, unë ndaj Anës nuk kam as hatërmbetje, as mllef, ndjesi të cilat Ana i ha për mëngjes në vend të cornflakes.”- shkruan ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!