Ndërkohë që shumë njerëz e kanë parë si ‘pushim’ kujdesin ndaj vetes gjatë pandemisë, kirurgët kozmetikë në Gjermani të cilët kanë vërejtur një rritje në këtë biznes.
Advertisements
“Numri i trajtimeve më pak invazive dhe joinvazive që po kryhen është në rritje, veçanërisht kur bëhet fjalë për botoks dhe acid hialuronik, që përdoret si mbushës i lëkurës”, thonë ata.
“Ngritja e syve të v arur po përjeton një shpë rthim të paparë për shkak të koronavirusit”, sipas Shoqatës së Kirurgëve gjermanë të Estetikës Plastike (VDAePC).
Advertisements
Kjo ka ardhur pasi nga mbajtja e detyrueshme e maskave në hapësirat publike sytë tërheqin më shumë vëmendje.
Por kirurgët kozmetikë duhet t’i falenderojnë maskat edhe për diçka tjetër. Operacioni për korrigjimin e buzëve mund të shkaktojë mavijosje, skuqje ose ënjtje për një periudhë afatshkurtër, efekte që mund të fshihen me efikasitet nga maska.
Si gratë, ashtu edhe burrat thuhet se po kërkojnë liposunksion, për të ele minuar shtresat kokëforta dhjamore, që edhe sporti ose një ndryshim në dietë nuk mund t’i heqë.
Sidoqoftë, janë akoma gratë ato që tërhiqen kryesisht nga kirurgjia kozmetike, sipas të dhënave nga një numër organesh të industrisë.
Qindra mijëra pacientë po i nënshtrohen thi kës ose gjilpërë në emër të bukurisë në Gjermani çdo vit, dhe tendenca është në rritje.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!