Kosova në alarm, riinfektohen me koronavirus dy mjekë, përfundojnë në spital

Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, po riinfektohen.

Advertisements

Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë, të cilët aktualisht janë në trajtim.

Infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni me COVID-19, si mundësi ekziston por në praktikë është një dukuri e rrallë. Ai shtoi se studimet po tregojnë që imuniteti kundër COVID-19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.

Advertisements

Rukije Mehmeti, pulmologe i tha televizionit publik se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.

“Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin. Ne në klinikë i kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u trajtuar”, tha ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRriten ndjeshëm infektimet me Covid 19 në Fier, në mesin e tyre dhe një foshnjë
Artikulli tjetërAndi habit me bisedën e fundit me Tean pas skandalit, ja çfarë i thanë njëri-tjetrit