Mjekja në Durrës ndërron jetë në moshë të re. Urdhri i Mjekut: Energjia diellore që rrezatonte u ndërpre në mes

Një mjeke nga Durrësi ka ndërruar jetë në një moshë fare të re.

Advertisements

Urdhri i Mjekut në Durrës bën me dije se doktoresha ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera, siç thuhet në deklaratë.

Advertisements

Reagimi i plotë:

Me dhimbje të thellë Urdhri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji.

Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë, u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTa honksha nishanin… Antonela nuk permbahet ne takim
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 4 shkurt 2021