Rudina Hajdari në zi, jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të njeriut të shtrenjtë për familjen e saj

Deputetja Rudina Hajdari ka ndarë një lajm të hidhur ditën e sotme. Hajdari njofton se është ndarë nga jeta mësuesi i njohur Xhemal Çera, i cili ka zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm në familjen e saj.

Advertisements

Hajdari shkruan se asnjëherë nuk ia ka shprehur mjaftueshëm mirënjohjen që djali i tij Besimi, dha jetën për të mbrojtur babain e saj, ditën e ekzekutimit përpara selisë së PD.

“Më pikëlloi sot lajmi i humbjes së Xhemal Çerës, një prej njerëzve më të ditur e patriot që kam njohur.

Advertisements

Xhemali ka qenë mësues dhe me mençurinë e dijen e tij, me patriotizmin e idealizmin që karakterizon gjithë familjen Çera brez mbas brezi, ka edukuar shumë të rinj të cilët ende sot e kujtojnë me respekt.

Familjes Çera nuk do di kurrë t’ia shpreh mjaftueshëm mirënjohjen për sakrificën e tyre në shërbim të kauzës së babit tim.

Besimi, djali i Xhemalit, dha jetën duke u munduar të mbronte tim atë e familja e tij gjithnjë tregoi krenari për gjestin e tij.

U prehsh në paqe i dashur Xhemal!

Faleminderit për gjithçka!”, shkruan Rudina Hajdari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThirrja e Luana Vjollcës ndaj efektivëve të policisë kur denoncoi të riun nga Gjakova: Ju lutem mos …
Artikulli tjetërE rende! Viktima më e re nga COVID-19 në Greqi, humb jetën 15-vjeçarja.