Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se rritja e numrit të rasteve të reja me Covid ishte diçka e pritshme për shkak të uljes së temperaturave, në ditët e fundit.
Advertisements
“Ne vijojmë që të shikojmë rritje dhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga festat e fundvitit. Ne duhet të kemi parasysh se rastet po shtohen mund të ketë dhe raste të rënda por numrat dhe % do të ishin indikatorë të qartë për të parë se si është gjendja. Tashmë ka dhe pacientë me ndryshim klinik të lehtë që mund të jenë rëndë në fillim por që i bie shpejt pastaj, dhe këto janë shenja klinike të gripit. Por kuptohet se shfaqja e menjëhershme e temperaturave rrit dhe menjëherë shtimin e rasteve”, ka thënë ai.
Në Abc Neës, ai ka treguar dhe se kur do të fillojë të japë impaktin va ksina.
Advertisements
“Tashmë pritet që provat e terrenit të na tregojnë efektin e vaksinës, siç ishte dhe efekti i Pfizer në Izrael që është në fazën e katërt. Vjeshta dhe dimri i viti tjetër mund të jenë dhe normalizimi i situatës nga Covid pasi ne jemi në shkurt. I njëjti person duhet të marrë dozën e vaksinës nga e njëjta firmë, dhe jo nga firma të ndryshme, por duhet që persona të ndryshëm të vaksinohen me vaksina nga kompani të ndryshme”, është shprehur Alimehmeti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!