E quajti trafikant, kreu i LSI në Divjakë i kthen përgjigje Braçes: Palaço i rilindjes! Ku ishe deri dje kur votoja PS-në?

Kreu i degës së LSI-së në Divjakë, Ledio Rudho ka reaguar pas akuzave të zv. kryeministrit Erion Braçe se po ‘rrjep’ qytetarët.

Advertisements

Braçe iu drejtua me një gjuhë të ashpër duke e quajtur kumarxhi e tra fikant ko k aine në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudho ka thënë se Braçe nuk ndihej kur votonin Partinë Socialiste.

Advertisements

“Për socialistin e kthyer në palaço te rilindjes!

Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikërisht sot ne ditën me te vështirë per te gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth. Palaço i rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmby tur te gjitha te mbjellat e fermerëve per shkak te mospastrimit te kanaleve.

Arsyeja është e qarte te heq vëmendjen nga demi qe po i shkaktohet fermerëve te Divjakës. Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjakën me aku zon mua djalë lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!

Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djalë qe ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë te njëjtat bindje politike! Turp për ty qe mundohesh te tërheqësh vëmendjen nga realiteti i vështirë qe ndodhet sot Divjaka!”, shkruan Rudho.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Do kemi një mini pranverë”, sinoptikania Adiola Bani jep lajmin e mirë, zbulon kur do të përmirësohet moti
Artikulli tjetërSkandali te Infektivi/ Zbardhet dosja hetimore, 7 minuta ‘tradhtuan’ infermieren Ronida Hysi