“Do kemi një mini pranverë”, sinoptikania Adiola Bani jep lajmin e mirë, zbulon kur do të përmirësohet moti

Sinoptikania Adiola Bani ka sqaruar se reshjet e shiut për këtë javë do të marrin fund ditën e sotme.

Advertisements

Në një intervistë për “Wake Up”, u shpreh se deri në mesditë do të ketë reshje shiu dhe më pas do të përmirësohet situata duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

“Është dita e fundit e kësaj jave me reshje pasi presim deri pas mesditës reshje në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa jugu vijon deri në orët e pasdites me reshje dhe zonat jugore do i kenë herë pas here në formën e rrebesheve.

Advertisements

Fatmirësisht situata përmirësohet duke filluar nga pasditja edhe në zonat jugore duke bërë që dhe gjatë orëve të natës të kemi rikthim të motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, po ashtu dita e nesërme të nisë me kthjellime dhe vranësira herë pas here, ndërsa nga mesdita dhe orët në vijim do të kemi mot me diell në të gjithë Shqipërinë dhe mbizotërim të kushteve atmosferike”, tha Bani.

Sa i përket ditës së nesërme, temperaturat pritet të shkojnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa sinoptikania shprehet se Shqipëria dhe vendet e rajonit do të përjetojnë një mini pranverë.

“Fatmirësisht gjatë ditës së nesërme nuk presim reshje, kështu që duhet ti gëzohemi diellit që na pret gjatë ditës së mërkurë. Sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë në zonat malore dhe të ulëta e bregdetare, ku mëngjesi ka shënuar luhatje nga 0 gradë në zonat malore, 10 apo 11 në zonat bregdetare. Rritje do të ketë dhe orët e mesditës. Mëngjesi mbetet disi i freskët, por mesdita do të shkojë deri në 15 gradë Celsius në jugperëndim të Shqipërisë.

Duke nisur nga e mërkura do të kemi një mini pranverë pasi do të kemi temperatura të larta jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e rajonit”, tha Bani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“1 mijë dollarë në vit për çdo të porsalindur”/ Kryemadhi shpjegon mekanizimin financiar
Artikulli tjetërE quajti trafikant, kreu i LSI në Divjakë i kthen përgjigje Braçes: Palaço i rilindjes! Ku ishe deri dje kur votoja PS-në?