“1 mijë dollarë në vit për çdo të porsalindur”/ Kryemadhi shpjegon mekanizimin financiar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpjeguar mekanizimin financiar të investimet me të cilin do të funksionojë programi “Nga Bebja në Bebe”.

Advertisements

Kryemadhi thotë se çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.

Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Advertisements

Ky është mekanizmi financiar i investimit, me të cilin do të funksionojë programi NGA BEBJA NË BEBE.

Çdo fëmijë që lind gjatë qeverisjes së LSI, kur të rritet dhe të bëhet vetë me fëmijë, do të ketë mbështetje financiare në vlerën rreth 25 000 USD për të nisur jetën e re prindërore.

SHQIPËRIA SHTËPIA E TË RINJVE

1- Numri i lindjeve ne Shqiperi, viti 2020 – 28.000 lindje ne vit.

2- Nese hedhim 1000 dollare per 1 vit, shkon 28 milion dollare ne vit.

3- 28 milion dollare, sot ne periudhe krize eshte 0.56% e Buxhetit Total Vjetor te Shtetit Shqiptar ne vitin 2020.

4- Kjo vlere vjetore eshte e barabarte me 2 km rruge te tenderave te qeverise Rama.

5- Si do te funksionoje mekanizmi i krijimit, administrimit te fondit Nga BEBJA NE BEBE.

Ky Program per Fondin e Investimeve te Femijeve, do te miratohet ne Parlament dhe do te percaktoje qarte rregullat dhe mekanizmat.

Modeli i Fondit do të realizohet bazuar mbi modelin e “interesit të përbërë” (Compaund Interest and Future Funds), mbi modelet e bursave të tregut financiar ndërkombëtar.

Cila do të jetë Formula e cila do të llogarisë kthimin minimal të investimit të këtij fondi pas 25 viteve për një fëmijë të lindur sot?

FORMULA e cila garanton kthimin minimal te investimit për 1 fëmijë pas 25 vjetëve është:

Investimi (i) është 1000 dollarë për fëmijë.

Periudha kohore = 25 vite.

1000 (1+x)25 = 25,000

(1+x)25 = 25

(1+x)= 25 në fuqi 0.04

(1+x)= 1.1374114

x= 0.137411461756029

x= 13.7411461756029 %

Kjo është formula sesi minimalisht fondi duhet të japi për çdo fëmijë 25.000 dollarë.

Kjo Formule vlen për INDIVIDIN dhe jo për familjen.

Që do të thotë:

Bebja x mashkull dhe bebja y femer te lindur në vitin 2021, mbas 25 vitesh, viti 2046, sjell në jetë beben z. Në këtë moment, prindërit x dhe y, janë zotërues të një fondi 50.000 dollarë. Ndërkohë që bebja Z kryen të njëjtin cikël për jetën e saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakV*ksinimi/ Rama: Në shkurt vijnë 40.000 të tjerat nga Pfizer, ne dhe Serbia kemi hyrë në zbatimin e kontratës
Artikulli tjetër“Do kemi një mini pranverë”, sinoptikania Adiola Bani jep lajmin e mirë, zbulon kur do të përmirësohet moti