Horoskopi për sot, 2 shkurt 2021

Dashi

Advertisements

Mendimet tuaja janë të vlefshme, por mos prisni që të gjithë të bien dakord me ju tani. Hiqni dorë nga përpjekjet për të ndryshuar mendjen e të tjerëve. Në vend të kësaj, do ta shfrytëzoni më mirë kohën nëse i kanalizoni emocionet tuaja në një aktivitet krijues si gatimi, të kënduarit ose të shkruarit.

Demi
Kur bëhet fjalë për fillimin e një romance të re, duhet të kaloni në anën e modestisë tani. Në vend që të përqendroheni ekskluzivisht në një lidhje të re të nxehtë me dikë, thjesht jini të lumtur me lidhjen e ngrohtë që keni. Zhvillojeni atë ngadalë.

Advertisements

Binjakët
Dikush afër jush ka pasur disa çështje parash, dhe natyrisht që do të fillojë të ndikojë në jetën e tyre shoqërore. Detyra juaj është të jeni të ndjeshëm ndaj faktit se ata mund të mos jenë në gjendje të bëjnë gjërat që keni bërë së bashku. Ju me siguri mund të ofroni të paguani për ta herë pas here, por kjo mund t’i bëjë të ndihen në siklet.

Gaforrja
Sot do të merrni disa lajme interesante sa i përket aspektit profesional. Një promovim që e keni pritur prej kohësh mund të vijë drejt jush. Në aspektin sentimental, mund të ketë një bllokim në raportin tuaj në çift.

Luani
Presioni për të arritur një afat mund t’ju godasë sot, por edhe një herë ju do ta arrini atë pa ndonjë problem. Njerëzit e tjerë do të habiten nga fakti se sa i aftë jeni në përfundimin e punës që duhet të bëhet në një kohë rekord dhe ata ndoshta do të duan të dinë se cili është sekreti juaj.

Virgjëresha
Kur jeni pranë të tjerëve sot, mbani kureshtjen tuaj nën kontroll. Nuk është diçka e zgjuar të bëni shumë pyetje që ju bëjnë të dukeni si hetues. Ndërsa ka mijëra gjëra interesante që mund të zbuloni, ka më shumë të ngjarë të pyesni personin e gabuar për gjënë e gabuar. Në aspektin sentimental do të kaloni momente të bukura me partnerin.

Peshorja
Udhëtimet janë në krye të axhendës suaj tani, veçanërisht udhëtimet në destinacione jashtë shtetit. Në çështjet profesionale keni nevojë për më shumë nxitje, por kjo gjë nuk po ndodh. Përpiquni të merrni motivimin e nevojshëm përmes librave.

Akrepi
Do të jetë argëtuese dhe e lehtë të qëndroni në sinkron me njerëzit e tjerë sot. Të gjithë njerëzit me të cilët punoni janë në të njëjtin mendim me ju, ndjejnë të njëjtat gjëra dhe synojnë të njëjtat qëllime. Kjo do të thotë që ju nuk do të duhet të humbni asnjë energji duke qenë më fleksibël nga sa jeni të gatshëm të jeni.

Shigjetari
Kjo nuk është një kohë e mirë për t’u kënaqur me ndonjë blerje të shtrenjtë. Jo vetëm që mund ta zbrazte portofolin tuaj, por do t’ju dëmtonte edhe emocionalisht. Energjia thjesht nuk është mjaft e përshtatshme për një ekstravagancë të madhe tani.

Bricjapi
Hobet dhe argëtimet mund të bëhen një mënyrë e kanalizimit të emocioneve. Kjo mund të jetë shumë terapeutike dhe mjaft shëruese në shumë mënyra. Në një aspekt tjetër, një ide inovative mund të revolucionarizojë jetën tuaj profesionale. Mjafton të tregoni gatishmëri dhe kurajë.

Ujori
Nëse sot keni nevojë për energji, mos kërkoni më larg se te një nga miqtë tuaj më të ngushtë. Aspekti profesional paraqitet shumë i shëndetshëm dhe kjo do t’ju ndihmojë të jepni maksimumin. Në dashuri sot do të njihni një person interesant.

Peshqit
Ju duhet ta dini që marrëdhëniet mund të kalojnë nëpër disa faza. Nëse dikush nga ju ndihet sikur po hyn në një kohë joaktive, mos u frikësoni. Aspekti financiar do të jetë shumë i kënaqshëm për ju sot.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBearti merr ftesë nga emisioni dating, që transmetohet në Netflix
Artikulli tjetërSot dita nis me reshje shiu, njihuni me surprizat që sjell moti gjatë pasdites