Doktoreshë Lida Shosha përmes një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ajo dhe familja e saj janë in fektuar nga COVID-19 dhe ndodhen në terapi intensive.
Advertisements
Mirëpo mes dhimbjes së madhe të trupit për shkak të simptomave të virusit, doktoresha e ka gjetur forcën të shpërthejë e revoltuar ndaj Ermal Mamaqit, i cili mbrëmjen e 30 janarit në një prej kinemave të Tiranës mbajti trajnimin e reklamuar prej tij “Mendo, ndrysho, fito”. Edhe pse situatë pandemie, Mamaqi ia ka dalë të mbajë dhjetëra persona në një ambient të mbyllur.
Doktoresha e quan veprimin e Mamaqit kriminale dhe kërkon vëninen e tij përpara drejtësisë.
Advertisements
Postimi i plotë:
-Pas nje viti ne krye te sherbimit e ndihmes mjekesore ne perballimin e urgjencave ekstreme e rasteve madhore onkologjike, nonstop, ndaj pacienteve, qe vinin nga kater anet e vendit, normal do infe ktoheshim.
-Po e shkruaj kete status me shpirt neper dhembe, ku une dhe gjithe familja ime po perballemi keqazi me Covid 19, me terapi intensive, uroj dhe shpresoj qe do ta kalojme. Vigonet neper duar e oksigjeni ne hunde, syte e lodhur, e trupi i drobitur nga dh imbjet e tm ershme , smundet kursesi te me mposhtin.
-Ky mesazh eshte #Oshetime.
-Mos lejoni tju vr a sin, tju marin jeten, njerez ordinere si Ermal Mamaqi, qe sot duhet te ishe pas hekurave te bu rgut per kete akt kr i minal qe ka bere, e te tjere si ky.
Ky eshte #Kr im,#Vr a sje,#Mak abritet
Me jeten e shqiptareve te pafajshem, te lene ne meshire te nje vaksine qe sdihet kur do vije.
-#Ju , pushtetare e qeveritare, qe me dore te celikte, duhet te ndeshkoni gjithe keta maskarenjte injorante, te babezitur per fame, që shkelin regullat ekstreme te grumbullimeve te paligjshme ,bash ne drite te diellit, qe po injorojnë njerezit qe po vdesin perdite,që po luftojnë me shpirt nder dhembe per mbijetese, e pakëz shpresë ne fund te një tuneli ku sduket një drite.
– #Ju, #Ju, qe lejoni keta k ri minele, psikopate , do jepni llogari nje dite, ne mos para ligjit, ju kemi lene Zotin.
-Flm miqve e kolegeve te vyer per gjithe ndihmen dhe suportin.
Ndjese, pacienteve te mi, per pamundesine e ndihmes dhe sherbimit qe mund tju nevojitej ne keto momente.
Do e kalojme,dhe ket flame.
-Atje jashte, shume gjera te bukura na presin nga kjo #Jete.
Zoti ju bekofte.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!