Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se viti i dytë i pandemisë do të jetë më i ashpër, duke marrë parasysh faktin se sa shpejt po përhapet COVID-19, i ndihmuar edhe nga mutacionet që ka pësuar.
Advertisements
“Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, pasi po shohim dinamikën e përhapjes së sëmundjes”, deklaroi Mike Ryan nga OBSH, gjatë një takimi virtual në rrjetet sociale.
Në përditësimin e fundit epidemiologjik, OBSH-ja theksoi se javën e kaluar është raportuar për pesë milionë raste të reja me koronavirus.
Advertisements
“Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, u shpreh Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!