Moti i keq/Mbetet në det trageti Brindizi-Vlorë

Trageti që udhëtonte nga Brindizi drejt Vlorës është ankoruar në port me 6 orë vonesë si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë. Trageti parashikohej të mbërrinte në port në orën 08:30 të mëngjesit, por ai është ankoruar në 14:00.

Advertisements

Trageti me 160 pasagjerë doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme ku qëndroi për disa orë.

Sipas pasagjerëve udhëtimi nuk ka qenë i lehtë, ndërkohë që edhe nisja nga Italia është bërë me vonesë.

Advertisements

Përveç dallgëve edhe era e fortë ka vështirësuar ankorimin e tragetit në kohë duke bërë që ai të qëndrojë për disa orë në det.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCoronavirusi ne Shqiperi rrit doren serisht/Vazhdojnë shifrat e larta
Artikulli tjetërCovid/Ulet mosha e viktimave, një person i moshës 36 vjeç humb jetën