VIDEO/ Rusia përfshihet nga stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë

Rusia është goditur këto ditë nga temperatura të ulëta dhe stuhi të fuqishme dëborë, me erëra të cilat kanë shkuar deri në 136 kilometra në orë.

Advertisements

Në pamjet e publikuara në “YouTube” të cilat janë bërë virale, banorët e qytetit të Vladivostokut mezi qëndrojnë në këmbë dhe era duket se është aq e fuqishmë sa e kanë të pamundur të ecin.

Sipas informacioneve dëmi material nuk është vlerësuar ende, por nga të dhënat e bëra publike dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra nga përplasjet në akull.

Advertisements

Temperaturat e ulëta janë normale në këtë kohë të vitit në Rusi, por erërat tejet të fuqishme duket se e kanë vështirësuar shumë situatën.

https://youtu.be/DoYQffyhXyA

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Jam sëmurë…/ Ja si e dhunoi 16-vjeçarja të moshuarën për ta grabitur
Artikulli tjetërFOTOT/ “Të tjerë duam, më të tjerë përfundojmë”, Andi, Tea dhe Bearti bëhen MEME në rrjet, shfrenohet fantazia për tradhtinë e konkurentes së Përputhen