Fatma reagon pas fotove të bujshme të ish-konkurrentes së “Për’puthen” me Beartin, thirrje të rinjve: Para se të jepni jetën për Tean…

Ndërsa fotot e publikuara së fundmi, po bëjnë namin në rrjet, mes personave që kanë reaguar është edhe moderatorja, Fatma Haxhialiu.

Advertisements

Fatma i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, apo atyre që janë të fiksuar pas personazheve të ndryshëm televizive, që atë kohë e dashuri t’ia japin atyre që i kanë bërë kokën dhe jo idhujve televizivë.

“Morali është: Mjaftë bëtë idhull ça shikoni në tv dhe atë kohë e dashuri jepjani atyre që ju kanë bërë kokën, se me para jepni jeten per Tean, Bean, Lean se sa per njerezit e shpise”, shkruan Fatma.

Advertisements

Po ashtu ajo ka ironizuar të gjithë ata që kanë hapur fanpage për të mbështetur çiftin Tea dhe Andi.

“Perpara se t’i rikthehemi normalitetit cfare do behet me adresat e fansave te tipit: TeaAndi? Do fshihen apo do konvertohen ne TeaBearti?” përfundon Fatma.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Tea u përpoq të përgënjeshtronte akuzat e Shqipe Hysenajt, se ajo ishte duke mashtruar publikun, pasi në realitet ishte çift me Beartin dhe se Andi e kishte brenda në “Për’puthen” vajzën e tij, duke lënë të nënkuptohet se ishte Melisa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po e merr Mevlanin dhe po e punon në Itali”, plasin të qeshurat në studion e Për’puthen
Artikulli tjetërArkeologët zbulojnë “ngjyrosjen biblike mbretërore” që kushton më shumë se ari