“Do ta votoja që sot nese …”, Fevziu ”qan hallin” e tij, ja pse do e mbështeste Edi Ramën

Taksimi i lartë me të cilën përballen të punësuarit me paga të larta në Shqipëri, ka bërë që Blendi Fevziu të mendojë seriozisht që t’ia japë votën Edi Ramës, por me një kusht.

Advertisements

Ai është shprehur mbrëmjen e djeshme në emisionin që drejton, se në rast se Rama vendos për uljen e taksave 15% për fitimin, ai do ta votonte atë menjëherë, në rastin më të parë që do të bëheshin zgjedhjet.

Kjo deklaratë e Feziut lindi gjatë një bisede të tij me gazetaren Aranita Brahaj, të cilën e pyeti nëse Rama paguante taksa për pikturat që shiste.

Advertisements

Pjesë nga biseda në studio:

Fevziu: Paguan taksa në rregull Rama për veprat e arit që shet?

Arianita Brahaj: Pikturat e Ramës taksohen 15%.

I ftuari në studio: Për atë do të votosh ti?

Fevziu: Unë? Po e uli taksën prej 15% që sot…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJo më tampona! ‘Shpiket’ metoda për ta zbuluar nëse jeni i infektuar me Covid
Artikulli tjetërMeta citon raportin e FMN: Shqipëria e fundit në rajon për mbështetjen fiskale për pandeminë. COVID-19 nuk luftohet me propagandë!(Foto)