Gazetari investigativ Artan Hoxha, është shprehur mbrëmjen e djeshme se në qendër të Tiranës po ndërtohen tre kulla, në të njëjtin vend ku kanë kërkuar anëtarët e Ndr anghetas, të kapur në përgjime nga Prokuroria në Itali.
Advertisements
Në emisionin “As pro, as kundër”, Hoxha ngriti pyetjen se kush po i ndërton dhe kush po i financon këto kulla, që janë në vendin ku kërkoi Ndrangheta.
“U kërkua fakt, në përgjime del që ato maskarenjtë e Ndran ghetas flasin për tre kulla në qendër të Tiranës. Kjo është indicie, por fakti që është që këto tre kullat po ndërtohen, ku kanë thënë ata. Por a ka thënë njeri me cfarë parash po ndërtohen dhe kush po i ndërton?
Advertisements
Këtu hyjnë prokuroria, pastrimi i parave, Dogana, Tatimet, nga u vjen lënda e parë. Krimi i organizuar nuk shkon të bëjë llac vetë, por çon lëndën e parë. Ndërtimi është prioriteti i kri mit të organizuar për të pastruar paratë, prandaj është industria më e suksesshme” tha Hoxha.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!