Shumë prej qytetarëve që sapo shfaqin simptoma të koronavirusit Covid-19 i janë dyndur dyerve të farmacive për të marrë ilacin takipirin. Prej më shumë se 1 muaji në farmacitë e kryeqytetit mungon takipirina, medikament i cili rekomandohet të merret pasi shfaqen simptomat e para të koronavirusit, Covid-19.
Advertisements
Në një intervistë me FaxNews, farmacistja Megi Shehu tregon se takipirina është një ilac që principin aktiv e ka parecetamol, që do të thotë se ndihmon në uljen e temperaturës, redukton dhimbjen e kyceve dhe të muskujve. Më tej farmacistja shton se qytetarët shqiptarë kërkojnë takipirinën pasi është i vetmi medicament të cilit i referohet prodhimit Italian, por ka dhe medikamente të tjera zëvendësuese.
Farmacistja thekson se në depot faraceutike ka munges të këtij medikamenti dhe ende nuk dihet se kur do të vijë./r.g
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!