Hiqet gjoba për mos deklarimin e ndryshimit të vendbanimit/ Çuçi: Bëjeni sa më shpejt procedurën pa u penalizuar!

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi i ka kthyer përgjigje pyetjeve të qytetarëve në lidhje me proceset që duhet të ndjekin për të rregjistruar vendbanimin e ri. Në një komunikim online me qytetarët, Çuçi bëri të ditur se tashmë nuk ka më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor të deklarimit të ndryshimit të vendbanimit duke i bërë thirrje qytetarëve që ta bëjnë sa më shpejt këtë procedurë tashmë që nuk kanë më penalitete.

Advertisements

‘Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që ti lëmë hapësirë njeëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit.Dua i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, tha ministri.

Ndër të tjera ministri Çuçi i bëri thirrje qytetarëve që të pajisen me pasaportë pasi kjo procedurë tashmë nuk ka më nevojë për sorollatje. Mjafton të dorëzohet pasaporta e skaduar dhe merret ajo e reja për aq kohë sa bëhet aplikimi.

Advertisements

“Qytetarët duhet të pajisen me pasaporta dhe karta identiteti. Të gjithë ata që do bëjnë riaplikime për pasaportë, nuk kanë nevojë që të marrin formular identifikimi nga policia. Ata thjesht bëjnë kërkesë për të caktuar datën pranë zyrave të aplikimit.Dorëzojnë pasaportën e skaduar dhe marrin pasaportën, për aq kohë sa bëhet aplikimi. Nuk ka më sorollatje. Çdo gjë e bën Gjendja Civile. Qytetari vetëm komunikon online dhe shkon e bën shenjat e gishtave e fotografi”, tha Çuçi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja legjendare (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërNdërron jetë i burgosuri në Peqin, mbeten mister shkaqet