E papritur! Besnik Mustafaj ”joshet” nga socialistët, ja pozicioni ku është zgjedhur në ”heshtje të plotë” (Dokumenti)

Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj është përzgjedhur në një post të rëndësishëm në Radio Televizionin Shqiptar, ”anëtar i këshillit drejtues të RTSH”. Vendimi është marrë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mban firmën e kryeparlamentarit Ruçi.

Advertisements

“Besnik Mustafaj zgjidhet anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me mandat 5-vjeçar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dokumentin e publikuar në media.

Prej disa kohësh Mustafajn nuk e kemi parë që të jetë aktiv në ekran, dhe duket se ky post i ri që i është besuar nga mazhoranca socialiste, dhe me miratimin e Kuvendit, e ka bërë që të marrë një angazhim të ri.

Advertisements

Më herët politikani më pranë të djathtës ka qenë ambasador i Shqipërisë në Francë, dhe disa herë pjesë e Kuvendit si deputet, ndërsa ka refuzuar dhe postin e Minsitrit të Kulturës, gjatë qeverisjes së socialistëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk jemi te kasapi kush vjen i pari blen i pari”, BE ‘përplaset’ me Britaninë për v*ksinat
Artikulli tjetërKinematografia në zi/ Ndahet nga jeta aktorja legjendare (EMRI+FOTO)