U largua si ministër, Lleshaj bëhet i gjallë. Padit mediat për lajmin e makinës

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë mesditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, ku ka depozituar padi kundër mediave që publikuan lajmin e makinës së tij tip BMW.

Advertisements

Faxweb.al mëson se Lleshaj ka paditur konkretisht portalin CNA.al, i cili ishte dhe i pari që publikoi lajmin mbi makinën e ish-ministrit, ndërsa në seancën paraprake që u zhvillua sot nuk ka pasur një pajtim mes palëve.

Siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Fax News, pavarësisht se nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar, Lleshaj vijon që të ketë shoqërues gjatë lëvizjes së tij, ndërkohë që në kohën kur ishte në Kuvend, mbante disa truproja.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNëna e re lë foshnjen e sapolindur në maternitet, shtrohet me urgjencë te Shefqet Ndroqi
Artikulli tjetër“Nuk dal dot të vjedh”, i moshuari me Covid nuk ka para për ilaçet: Rama dhe ministrja gënjejnë (Video)