Ditën e sotme u bë publik lajmi se mjeku Pëllumb Pipero është infektuar nga Covid 19, dy javë pas marrjes së dozës së parë të Pfizer, ndërkohë që shumë pikëpyetje ngrihen në tërësi për procesin e vaksinimit.
Advertisements
Duke komentuar këtë zhvillim të ditës së sotme, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha për “News24” se vaksina nuk është magjike, duke theksuar se rasti i mjekut duhet studiuar, por shtoi që gjithsesi nuk mund të përgjithësohet nga një person.
Sipas tij, vaksina nuk ka një efektivitet 100% as pas marrjes së të dyja dozave dhe se raste infektimesh janë të pritshme.
Advertisements
Ai shtoi se nuk ka ende të dhëna nëse një person që ka marrë vaksinën e Pfizer përjeton simptoma më të lehta, në rast se infektohet me koronavirus.
“Vaksina nuk është magjike. Nuk mund të gjeneralizojmë nga një person, ky është një rast që duhet studiuar. Ka dhe raste që mund të jenë të pashpjegueshme. Vaksina nuk ka një efektivitet 100%, pra është një gjë e pritshme. Edhe po t’i bësh të dyja dozat siç duhet, efektiviteti i Pfizer nuk është 100 dhe janë regjistruar edhe infeksione kur dikush i ka marrë të dyja dozat. Nuk ka ende të dhëna nëse dikush që ka marrë një dozë të vaksinës, përjeton simptoma më të lehta të COVID”, tha mjeku.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!