A ndikon koronavirusi në kujtesën e të infektuarit? Flet mjekja neurologe

Mjekja neurologe Entela Basha ka folur lidhur me situatën nga pandemia dhe është ndalur pikërisht te sjelljet e individëve të infektuar me Covid-19.

Advertisements

Për ABC e Mëngjesit, ajo tha se situata është e papërballueshme për të prekurit, të cilët izolohen 3 deri në 4 javë.

Nuk duhet parë thjesht si një fenomen i izoluar. Nuk duhet parë se si një person që bën një sjellje të çuditshme e ka nga Covidi. Po duhet parë edhe sjellja e tij përpara Covidit. Normal që dihet që Covid të mban mbyllur 3-4 javë dhe dihet që kjo situatë është e papërballueshme

Advertisements

Ndërkohë, më tej ajo u ndal edhe te kujtesa duke theksuar se nuk ka ende fakte që Covid ka pasoja te kjo pjesë.

Kujtesa është raportuar se ende nuk ka fakte, shifra të sakta që ka pasoja post Covid. Janë duke u kryer studime të shumta për të parë nëse Covidi ndikon te kujtesa. Të dhënat janë të pakta se të gjithëve na ndodh që të harrojmë gjëra, por për sa kohë nuk ka shifra nuk e dimë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDitë zie në familjen e deputetes socialiste, bën dedikimin e ndjerë
Artikulli tjetër3 vjedhje brenda një jave, kush është i riu i “fiksuar” pas farmacive të Tiranës