Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshortëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë duke u kujdesur për të. Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universiteti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarve nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjëse që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin, sipas Il Mattino.
Advertisements
Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozohet të kenë imunitet natyror ndaj koronavirusit. Kjo është shpjegimi që jep shkenca kur në disa raste burri është pozitiv ndërsa gruaja jo, edhe pse jetojnë në të njëjtën çati.
Disa njerëz janë imun ndaj koronavirusit, njerëz që sigurisht janë shumë të ekspozuar ndaj virusit dhe jo vetëm që nuk sëmuren, por as nuk infektohen, sipas prof. Giuseppe Novelli, rektor i Universitetit të Tor Vergata, foli për mikrofonat e programit “Italia është zgjuar”, drejtuar nga regjisori Gianluca Fabi, Matteo Torrioli dhe Daniel Moretti në Radio Cusano Campus.
Advertisements
“Kjo gjë ekziston për të gjitha sëmundjet infektive, ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe dy individë krejtësisht identikë nuk kanë ekzistuar kurrë në këtë Tokë, madje as binjakë homozigotë. Ne kemi parë që 10-12% e pacientëve të sëmurë rëndë kanë një mungesë gjenetike në prodhimin e linjës së parë të mbrojtjes, molekula që ne prodhojmë kundër çdo pushtuesi, në këtë rast interferoni. Ne jemi duke mbledhur njerëz ‘rezistentë’ vullnetarë që duan të dhurojnë ADN-në e tyre për t’u studiuar. Tani ne e dimë se kush prodhon interferon dhe kemi filluar një studim klinik për të vlerësuar nëse, kur dhe si mund të përdoret për ata që kanë nevojë ”.- tha ai.
“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetësuar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”,- sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!