Avokat Spartak Ngjela është shprehur se çelësi i drejtësisë së re është Byroja Kombëtare e Hetimit, e njohur edhe si “FBI”-ja shqiptare.
Advertisements
Ai thekson se pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk mund të presim zgjedhje të lira.
“Shqipëria është në një situatë joligjore. Nuk funksionon ligji. Të parët që e kanë kapur me shumë seriozitet janë ndërkombëtarët. Pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Vonesa vjen nga ndërkombëtarët, shqiptarët nuk kanë asgjë në dorë. Në Shqipëri ka një amulli, nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
Advertisements
Reforma antikorrupsion ka mbetur te Byroja Kombëtare e Hetimit. Byroja ka disa arsye që nuk po del. Kryesorja është se pse nuk po vijnë 30 hetuesit nga SHBA-ja, 30 shqiptarë që kanë dy shtetësi. Ata duhet të kishin ardhur brenda janarit, por janari po ikën. Është edhe Covid-i, si dhe zgjedhjet në SHBA. Nuk i di arsyet. Ndërsa, këta 30 tanët që janë zgjedhur, këta nuk mund të fillojnë punë pa shkuar 2-3 muaj në Amerikë. Ne po presim të vijnë ata 30 nga SHBA”, tha Ngjela.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!