“Do kisha marrë 2 javë leje nga produksioni”, Sindi u përgjigjet pyetjeve të fansave: I mashtroj dhe pastaj… (FOTO)

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë sa më shumë rreth saj.

Advertisements

Por ka patur edhe nga ato pyetjet ngacmuese, që fansat asnjëherë nuk ngurrojnë që t’i bëjnë. “Trurin kur shkon në emision, e ke tëndin apo e merr borxh”, e pyet dikush.

“Zakonisht, zakonisht mbledh të gjithë njerëzit e mençur që kam rreth e rrotull, i mashtroj dhe pastaj ua marr trurin borxh… Po shhhh është sekret”, i përgjigjet Sindi, e cila i ka marrë pyetjet me shumë sportivitet.

Advertisements

Ndërsa një ndjekës është kurioz që të dijë nëse ka bërë operacione plastike prandaj i shkruan: “A ke bërë operacione plastike. Nuk ka gjë edhe pse ke bërë, sepse kur njeriu hyn në famë ndryshon”.“Jo nuk kam… Për mendimin tim nuk ka asgjë nëse bën operacione plastike estetike, por duhet ta dish që në nëse do kisha bërë, me shumë mundësi do të kisha marrë 2 javë të paktën leje nga produksionit mos të isha pjesë e show-t, pasi do kohë ta marrësh veten”, i përgjigjet Sindi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto krijime të një artisti digjital do t’ju çojnë drejt një universi paralel (Fotot)
Artikulli tjetërPAMJE TË RË NDA! I go.disnin me sh.pulla dhe nuk i jepnin ushqim të moshuarëve me COVID