Ekskluzive/ Trajneri i Tiranë, Nevil Dede flet pasi braktisi skuadrën pak para ndeshjes: E vërteta është që…

Nevil Dede nuk është më trajner i Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat para se të largohej nga stadiumi ai deklaroi se projekti i tij nuk përputhej më me atë të drejtuesve të klubit sa i përket mënyrës së të punuarit dhe zhvillimit të lojtarëve.

Advertisements

“Dua të jem korrekt me mediat dhe në respekt të të gjithëve do të bëj publik qëndrimin tim pak më vonë – thotë Dede për gazetën.

Advertisements

“Besoj tanimë se arsyeja është e qartë për të gjithë. Presidenti mendon ndryshe për projektin apo zhvillimin e lojtarëve, ndërsa unë mendoj ndryshe. Kaq e thjeshtë është. Kur kemi ndasi të tilla është më mirë që të ndahemi. Por për të qenë korrekt gjithë arsyet e vendimit tim do t’i bëj publike në një qëndrim në profilin tim”, u shpreh Dede.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk mbajnë maskë, mbrëmjet i kalojnë bashkë – vendi i vetëm në botë pa virus
Artikulli tjetërKëto krijime të një artisti digjital do t’ju çojnë drejt një universi paralel (Fotot)