Të jesh i vetëdijshëm për shenjat dhe simptomat e para të mpiksjes apo koagulimit të gjakut, ju ndihmon të parandaloni shumë probleme me zemrën.
Advertisements
Mpiksja e gjakut është një problem mjaft i shpeshtë, i cili shkaktohet nga trashja e gjakut dhe formimi i pllakave në arterie dhe vena.
Mpiksja në gjak zakonisht ndodh në dy forma. Njëra formë është tromboza, e cila mund të jetë e lokalizuar në një pjesë të caktuar, dhe tjetra është embolizimi apo përhapja e koagulimit në të gjithë trupin.
Advertisements
Disa njerëz janë më të rrezikuar të zhvillojnë një çrregullim të tillë. Sipas ekspertëve, faktorët të cilët e rrisin rrezikun e zhvillimit të një problem të tillë janë:
Marrja e kontraceptivëve
Qëndrimi ulur për kohë të gjatë
Duhanpirja
Mosha
Historia familjare
Shtatzënia
Diabeti
Disa nga shenjat e para, që tregojnë se jeni të rrezikuar nga një bllokim arterial janë:
Dhimbje gjoksi
Kollë me sekrecion
Ethe
Puls i shpejtë
Djersitje
Diarre
Lodhje kronike
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!