Prokuroria e Posaçme Kundër Kr imit të Organizuar dhe Kor rupsionit do të nisë verifikimet pas publikimit të përgj imeve për disa anëtarë të rrjetit mafioz “Ndrangheta”, të cilët flasin për investime në Shqipëri. Këto përgjime kanë shkaktuar deb ate të forta në vendin tonë, pasi personat që janë marrë të pandehur nga prokuroria italiane përmendin në bisedat e tyre presidentin shqiptar, këshilltarin e tij, Bashkinë e Tiranës, etj. Po ashtu flasin për takime me njerëz të pushtetesh, ministra etj. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ditën e sotme do të nisë kontaktet me autoritetet italiane lidhur me këtë dosje, për të parë nëse ma fia italiane ka investuar në vendin tonë, ka pasur lidhje me persona të caktuar dhe sidomos me njerëz të veshur me pushtet në Shqipëri. Javën që lamë pas policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion dhe ka vënë në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, ndërsa në përgjimet e zbardhura përmendet Shqipëria në shumë raste. Emri kyç në përg jime është ai i Antonio Gallo, i njohur dhe si “Princi”, i cili ka hapur një dyqan në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ndërkohë në përgjime, ky person dhe 3 ortakë të tij flasin mbi mundësinë e investimeve në Tiranë, sidomos në biznesin e ndërtimit. Në përgjim kanë rënë dhe politikanë e funksionarë kal abrezë, Tomaso Brutto e Saverio Brutto, babë e bir, të cilët flasin për një aktivitet në Shqipëri. Në bisedat edhe me palë të tjera ata thonë se në Shqipëri korrupsioni është galopant dhe me ndërhyrjen e eurodeputetit Lorenzo Cesa mund të krijohen lidhje me politikanë shqiptarë. “Kor rupsioni është total”, “bëhet biznes pa tendera”, “mund të shfrytëzohej për të vendosur lidhje në Shqipërinë për aferat e tyre… “mjafton që një ministri në Shqipëri t’i japësh…” janë disa prej sekuencave të veçuara nga bisedat në përgjime.
Advertisements
Presidenti dhe këshilltari i tij
Në përgjimet e publikuara nga mediat italiane dhe autoritetet vendase, anëtarët e grupit ma fioz në disa raste përmendin dhe presidentin shqiptar si dhe një këshilltar të tij. Gjatë bisedës mes tyre, njëri prej anëtarëve thotë se është në gjendje të takohet dhe me presidentin e shqiptarëve. “Së pari, siç ju thashë një ditë më parë, nuk e bëra, nuk erdha tek ju për t’ju kërkuar, por ju erdhët tek unë! dhe unë nëpërmjet BR UTTO! Ju mbështesim, po bëj ccfarë duhet të bëj….por nuk dua që të tjerët të dinë se çfarë po bëj … ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t’ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos…”, ka thënë Ercole D’Alessandro. Ndërsa në një moment tjetër ai përmend emrin e Ilir Kullës. Ky i fundit është këshilltar i presidentit Meta. “Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit të Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me kë? Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo”, ka thënë D’Alessandro. Sinjalet janë se mund të jemi para situatës që ishte Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. Edhe ndaj tij nisën hetimet për shkak se përmendej nga grupi Habilaj dhe trafikant italianë. SPAK do kryejë het ime dhe mbet të shihet nëse vërtet politika shqiptare ka lidhje me mafien italiane. Pritet që në skaner të futen disa funksionarë në qeveri, Presidencë apo Bashkinë e Tiranës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!