​Këto janë simptomat e llojit të ri të koronavirusit

Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat e infeksionit sa më shpejt të jetë e mundur me një lloj të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Britaninë e Madhe.

Advertisements

Simptomat janë të ngjashme me variantin e parë të koronavirusit: temperaturë të lartë, kollitje të vazhdueshme, humbje të nuhatjes, por edhe skuqje në gjuhë, raporton Express-i britanik.

Simptomat tek ata që janë infektuar me llojin e ri të kurorës mund të shkojnë nga tejet të forta deri në pothuajse të padukshme.

Advertisements

Eksperti amerikan Anthony Fauchi tregon se pacientët mund të ndiejnë gulçim dhe dhimbje në muskuj dhe nyje edhe pasi virusi largohet nga trupi i tyre.

Një raport i botuar së fundmi në Britaninë e Madhe thotë se ekzistojnë “mundësi reale” që një normë më e lartë e vdekshmërisë është vërejtur te të infektuarit me llojin e ri të koronavirusit.

Megjithëse të dhënat nuk konfirmonin përfundimisht vdekshmërinë më të lartë, kryeministri Boris Johnson, deklaroi se “ka disa prova që lloji i ri i koronavirusit lidhet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, raporton CNN.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas kalimtaren dhe largohet nga vendngjarja (Video)
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 25 Janar 2021