Çmimin e parë të batutave palidhje, se*siste dhe fyese në një program e fiton Albi Nako!

Një prej rubrikave më të reja në “E Diell” i është dedikuar të gjithë të talentuarve në kërcim, të çfarëdolloj moshe – “Just Dance”.

Advertisements

Ndonëse një rubrikë mjaft interesante dhe që i “zgjat dorën” mjaft talenteve të reja, vëmendjen na e tërhoqi një koment i një prej antarëvet të jurisë, Albi Nakos kundrejt një konkurrenteje.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, Albi i drejtohet konkurrentes duke e krahasuar me personazhe të filmit “Planeti i Majmunëve”. Ndonëse koreografi u përpoq ta shfaqte këtë si një batutë (dhe ne qeshëm shume.), ky krahasim jo vetëm që nuk ishte gazmor, por ishte fy.es dhe aspak i sjellshëm ndaj konkurrentes.

Advertisements

Ama, Albi nuk është mjaftuar me kaq, por pasi ka mësuar se konkurrentja ishte 40 vjeçe është shprehur: “Komplimente, por të garosh me këta konkurrentë, pavarësisht energjisë tënde… mendoj që më mirë martohu dhe bëj ndonjë fëmijë”.

Një koment ky aspak i hijshëm, arrogant dhe seksist, që mund të ishte shmangur lehtësisht nga Albi Nako në ekran, por jo vetëm. Kujtojmë se “Just Dance” është një format që i pranon të gjitha moshat, përsa kohë kanë talent dhe aftësi në kërcim dhe performim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ndrangheta” në Shqipëri/ Gazetari Carlo Bollino komenton përgjimet e antim.afias italiane: E lexova vetë dosjen famëk.eqe
Artikulli tjetërTea kapet mat duke dale nga hoteli me ish konkuretin e Perputhen