“Ndrangheta” në Shqipëri/ Gazetari Carlo Bollino komenton përgjimet e antim.afias italiane: E lexova vetë dosjen famëk.eqe

Carlo Bollino shkruan se i vetmi biznes që personat e përgjuar kanë bërë në Shqipëri ka qenë një dyqan për shitjen e rrobave të punës, duke shtuar se dhe me të, që në vitin e parë kanë shënuar humbje.
TIRANË– Gazetari italian Carlo Bollino ka komentuar përgjimet e fundit të dala nga antima.fia italiane, në të cilat flitet për lidhjet e disa politikanëve shqiptarë me ma.fian e Ndraghetta-s. Në një shënim të gjatë, Bollino shkruan se i vetmi biznes që personat e përgjuar kanë bërë në Shqipëri ka qenë një dyqan për shitjen e rrobave të punës, duke shtuar se dhe me të, që në vitin e parë kanë shënuar humbje. Duke shtuar se, edhe për shkak të gjuhës mëmë, është i aftë të dallojë një dialog mes ma.fiozëve të vërtetë nga ai mes mashtruesëve, ndërsa shton se këta të fundit kanë gënjyer në lidhje me kontaktet e rëndësishme që kishin në Shqipëri. Më tej, gazetari thekson faktin se prokurorët italianë nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri, duke mos e kursyer kritikën ndaj SPAK, institucion që ka nisur punën për të bashkëpunuar me homologët tek detit.

Advertisements

SHKRIMI I PLOTË I BOLLINOS:

Prej tre ditësh, polemika politike në Shqipëri ka lënë në harresë çështjen e vaksinave anti-Covid dhe është përqendruar në një hetim italian të antim.afias të kryer në Kalabri që çoi në arr.estimin e 47 italianëve dhe të një shqiptari të vetëm, i cili u aku.zua për kr.ime të vogla . Kjo tashmë do të ishte e mjaftueshme për të demonstruar peshën që ka çështja “Albania” brenda hetimit italian. Por politikës, siç e dimë, i pëlqen të ndjekë perceptimet më shumë sesa faktet konkrete dhe më pak se kurrë provat. Nëse konsiderojmë se jemi edhe në fushatën elektorale, ne gjithashtu kuptojmë manipulimin që po bën propaganda me disa fjalë të përfshira në dosje.

Advertisements

Për 40 vjet si gazetar kam lexuar dosjet e prokurorëve italianë, dhe për këtë arsye jo vetëm falë njohjes së gjuhës, besoj se di të interpretoj të vërtetat e provuara dhe ato të vërteta vetëm të nënkuptuara që dalin nga një përgjim, ashtu siç di të dalloj një dialog midis mafiozëve të vërtetë nga dialogu midis mashtruesve ordinerë. Dhe kështu vendosa ta lexoj vetë dosjen famëk.eqe kalabreze, por jo vetëm 422 faqet e urdhrit të arr.estit të nënshkruar nga gjykatësi Alfredo Ferrraro, por edhe raportin e 1560 faqe nënshkruar nga prokurori Nicola Gratteri i cili për nga natyra e tij është shumë më i ashpër në akuzë sesa në një vendim gjykate.

Për të çmontuar të gjitha teoritë e konspiracionit mbi biznesin që kjo bandë arriti të bënte në Shqipëri, mjafton të lexosh se çfarë shkruan prokurori antimafia Gratteri në faqen 651: “Në Mars 2018, u morën prova, sipas të cilave përpjekja e biznesit në Shqipëri përfundoi me mosmarrëveshje dhe borxhe ekonomike (…) Dhe në fakt GALLO Antonio, kishte kërkuar shitjen e aksioneve të kompanisë shqiptare në favor të subjekteve të tij të besuara shqiptare. Arsyeja e kësaj mosmarrëveshjeje lidhej me kontrastet midis BRUTTO Tommaso dhe D’ALESSANDRO Ercole për investime në Shqipëri, rezultati i së cilës rëndonte te GALLO Antonio, i cili duhej të përballonte të gjitha shpenzimet e bëra deri në atë moment. “

Në praktikë, pas më shumë se një viti udhëtimi në Tiranë dhe bisedimeve me njëri-tjetrin për investime imagjinare që do të bëhen në Shqipëri, sipas të njëjtit prokuror italian që hetoi bandën, ato dështuan totalisht dhe i vetmi “investim” i bërë është një dyqan i vogël për shitjen e rrobave të punës, për të cilin prapë ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi “strategjik” i Ndraghetas në Shqipëri “Gallo Albania” sipas bilanceve të publikuara në QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe humbi në fund të atij viti rreth 400 mijë lekë të reja. Ndërsa në vitin 2019 siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje.

Kjo do të thotë që kur biseduan me njëri-tjetrin për mundësi investimi dhe fitime miliardere, të gjithë gënjyen, sepse të gjithë mburreshin se kishin marrëdhënie dhe kontakte për të kryer afera me presidentin, ministra, bashkinë e Tiranës dhe me institucione të tjera që në të vërtetë nuk i kishin. Media opozitare paraqet si mafiozë italianë miliarderë këta njerëz që ndërkohë (sipas përgjimeve) përplasen me njëri-tjetrin se një nga shokët e tyre kishte fjetur në një hotel “tepër të shtrenjtë në Tiranë” dhe planifikonin sjelljen e një Fiat “Panda” të përdorur në Shqipëri si aset të tyre.

Ka mijëra sipërmarrës, biznesmenë dhe mashtrues që në bisedat e tyre private çdo ditë mburren me marrëdhënie të rëndësishme që në realitet janë thjesht një blof. Por a mund të bëhet kjo temë e një debati politik në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, siç po ndodh prej ditësh? Me mediat dhe analistët shqiptarë edhe njëherë të angazhuar për të komentuar boshllëkun absolut?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti i keq/ Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan! Ja apeli i ARRSH për drejtuesit e mjeteve
Artikulli tjetërÇmimin e parë të batutave palidhje, se*siste dhe fyese në një program e fiton Albi Nako!