Stuhia mbërthen Shqipërinë, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Sonte pas mesnatës, pritet pakësim i dukshëm i reshjeve në të gjithë vendin për t’u rikthyer më të fuqishme nga pasditja e së dielës deri mëngjesin e së hënës.

Advertisements

Zonat ku reshjet do të bien me intensitet të lartë janë në veri-veriperëndim si edhe skaji jugor i vendit.

Me fuqizimin e reshjeve pasditen e së dielës, pritet forcim i erës në det dhe territor, duke bërë që në zonat jugore të ketë stuhi ere me rrebeshe shiu.

Advertisements

Temperaturat do të ulen lehtë sonte gjatë natës, por pasditja e së dielës sjell ulje të mëtejshme të vlerave termike.

Ky janar numëron 20 ditë me reshje ku 12 prej tyre kanë pasur reshje intensive, të cilat kanë tejkaluar me më tepër se 2 herë, normat mujore të reshjeve të janarit.

Reshjet që priten të dielën dhe të hënën në disa zona të veriut do të thellojnë këtë anomali të reshjeve deri në 3-fishin e normave të janarit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSiç paralajmëroi/ Shqipja i publikon foton Teas dhe paralajmëron “tërmet”
Artikulli tjetërIntriga dhe tradhti mes konkurrentëve të “Përputhen”, Fationi dhe Shqipe flasin me fakte pse Andi po mashtron Tean për fejesë