Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.
Advertisements
Burime për FaxNews bëjnë me dije se në aksin Gjirokastër-Saranndë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.
Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.
Advertisements
Kujtojmë se në ditët në vijim deri më datë 26 Janar pritet të ketë dhe një intesifikim të reshjeve të shiut, çka mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash në akse të ndryshme të vendit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!