Fluturoi me 150 km/h duke shkaktuar aksidentin e frikshëm në Tiranë, reagon pas 9 ditesh policia për Stiverjan Dashin: Nuk është i afërm i ndonjë zyrtari të lartë policor

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me aludimet se Stiverjan Dashi, personi i cili ishte shkaktari i aksi dentit te ambasada italiane në Tiranës, është favorizuar për shkak të lidhjeve farefisnore që ka me një drejtues të lartë të Policisë.

Advertisements

Përmes një njoftimi publik Policia e Shtetit i ka mohuar këto aludime dhe shprehet se në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit/ Sqarim

Advertisements

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.

Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.

Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja f atale.

Linku https://www.asp.gov.al/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia…/

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luf tuar kri min dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirusi i merr jetën në moshën 87-vjeçare gazetarit të famshëm Larry King, ikonë e CNN
Artikulli tjetërRritet numri i te infektuarve/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: Ja sa persona janë infektuar me COVID në 24 orët e fundit dhe sa kanë humbur jetën