Koronavirusi i merr jetën në moshën 87-vjeçare gazetarit të famshëm Larry King, ikonë e CNN

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare gazetari i njohur, njëherësh ikonë e CNN-it Larry King.

Advertisements

Infektimi me Covid-19 përkeqësoi ndjeshëm gjendjen e gazetarit veteran që mbylli sytë mëngjesin e sotëm. Ai vuante po ashtu nga diabeti dhe kishte probleme serioze në zemër.

Me një karrierë 63- vjeçare në radio, televizion, ai është vlerësuar edhe me dy çmime Peabody dhe një Emmy.

Advertisements

“Për 63 vjet nëpër platformat mediatike, radio, televizion e mediat digjitale, mijëra intervistat e tij me figura të shquara botërore do të shërbejnë si testament i talentit të tij unik dhe të pavdekshëm si prezantues”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

Emisioni i tij “Larry King Live” që transmetohej në CNN i gozhdoi teleshikuesit pas ekranit, duke qenë një progam me audiencë tepër të lartë. Ky emission talk shoë vazhdoi nga 1985 deri në 2010.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDeklaroi apartament me sipërfaqe 260 m2/ Zbardhet pasuria e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi! BIRN: Si u nda prona pas divorcit!
Artikulli tjetërFluturoi me 150 km/h duke shkaktuar aksidentin e frikshëm në Tiranë, reagon pas 9 ditesh policia për Stiverjan Dashin: Nuk është i afërm i ndonjë zyrtari të lartë policor