Kristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë të “çmendur” për një spot publicitar në Arabinë Saudite nga autoritetet e turizmit të vendit islamik.
Advertisements
Oferta ishte për një fushatë marketingu dhe për promovimin e turizmit. Sipas asaj që shkruan “The Telegraphy”, akordi ishte gjetur për një shifër rreth 6 milionëve eurove, e cila tregon se edhe Lionel Mesi ishte afruar për këtë fushatë marketingu dhe strategjie të PR-it.
Përfaqësuesit e argjentinasit kanë vendosur për të mos e komentuar dhe duke mos e konfirmuar këtë afrim të “pleshtit” me fushatën e marketingut.
Advertisements
Marrëveshja do të përfshinte një angazhim për të vizituar Arabinë Saudite dhe më pas të përdorej fytyra e Kristiano Ronaldos për të gjithë materialin promovues.
PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!