“Marku mbaron pas meje”- Nga zënkat, unaza me të cilën e propozoi deri tek planet për fëmijë, Rudina Dembacaj iu përgjigj të gjitha pyetjeve nga ndjekësit

Nëse ka diçka për të cilën publikut nuk ikën kurrë kurioziteti është raporti që Rudina Dembacaj ka më bashkëshortin e saj, Mark Frroku. Edhe në intervistën virtuale që ka realizuar pak më parë, pyetjet më të shpeshta kanë qenë për marrëdhenien e tyre si çift. Aktorja nuk ka nguruar fare të flasë dhe i është përgjigjur pyetjeve duke zbuluar detaje që deri tani nuk i dinim.

Advertisements

Një nga fansat e ka pyetur për ato që Marku pëlqen më shumë tek Rudina dhe përgjigja e saj është epike. “Nuk e di mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtëpërdrejtë. Gjithashtu përshtatem me çdo ambjent. Nuk e di, ai vdes për mua”, e mbyll ajo përgjigjen me shaka.

Një tjetër fans konstaton se i duken një çift i ‘çmendur’, por këtu aktorja thekson se është ajo më e çmendura. Më tej Rudina rrëfen se dhurata më e bukur që ka marrë nga bashkëshorti është unaza e fejesës pasi ka edhe domethënie (të cilën nuk e zbulon). Dhe në fund nuk mund të mungonte një pyetje për planet që kanë për një fëmijë. Këtu aktorja lë të kuptohet se dëshira është e madhe, por po presin të rritet edhe pak Viktoria.

Advertisements

Marku dhe Rudina janë një nga çiftet më të diskutuar të momentit. Lidhja e tyre ka muaj që është bërë publike, por së fundmi u zyrtarizua me celebrim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReshjet intensive të shiut do të zgjasin tre ditë, ja zonat qe do të goditen më shumë
Artikulli tjetërItalia mbyll TikTok-un pas vd ekjes së 10-vjeçares në një sfidë