Prokurorët italianë kanë hapur një hetim për vd.ekjen aksidentale të një 10-vjeçareje që duket se mori pjesë në një sfidë në rrjetin e ndarjes së videove TikTok.
Advertisements
Hetimi vjen ndërsa Italia njoftoi se kishte bllokuar përkohësisht aksesin në TikTok për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk mund të provohet saktësisht. Sipas kushteve të TikTok, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13 vjec. Vajza vd.iq në një spital në Palermo pasi u gjet të mërkurën nga motra e saj pesë vjecare në tualetin e familjes me telefonin e saj celular që u konfiskua nga policia.
TikTok, që është në pronësinë e kompanisë kineze “ByteDance”, tha të premten se nuk kishte mundur të identifikonte asnjë përmbajtje në site-n e tij që të kishte inkurajuar vajzën të merrte pjesë në ndonjë sfidë, por po ndihmon autoritetet në hetimin mbi nxitje të mundshme të vetëvr.asjes.
Advertisements
“Siguria e komunitetit të TikTok është prioriteti ynë absolut. Për këtë arsye ne nuk lejojmë asnjë përmbajtje që inkurajon, promovon dhe glorifikon sjellje që mund të jenë të rr.ezikshme”, tha një zëdhënës i TikTok.
Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave tha në një deklaratë më vonë të premten se do të bllokonte rrjetin e medias sociale me efekt të menjëhershëm deri më 15 shkurt, datë në të cilën rrjeti duhet të plotësojë kërkesat e rregullatorit. Eskpertët mjekësorë kanë paralajmëruar për rreziqet e sfidave që ndërmerren nga të rinj.
Prindërit e vajzës, thanë për la Repubblica-n, se vajza tjetër u kishte shpjeguar se e motra po luante lojën blackout. “Ne nuk dinim asgjë për këtë. Dinim vetëm se vajza jonë e përdorte TikTokun për kërcime dhe për të parë video. Nuk mund ta imagjinonim këtë miz.ori”, tha ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!