Prej mbrëmjes së djeshme Instagrami, Facebook-u, TikTok-u e çdo media tjetër sociale është mbushur me foto të Loredanës ku barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht.
Advertisements
Kaq ka mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se me shumë mundësi ajo është shtatzënë për herë të dytë duke përjashtuar çdo mundësi që barku i saj të duket si rezultat i pozicionit të fotove, ose edhe të shtimit në peshë.
Sikundër mund ta shihni në fotot e mësipërme, ata mendojnë se Lori mund të jetë sërish shtatzënë, ndonëse kohët e fundit për shumë VIPa kanë nisur aludime të tilla.
Advertisements
E teksa vetë reperja nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, ka qenë Mozzik ai që s’ka qëndruar dot pa dhënë një përgjigje!
Sigurisht që edhe ai i ka lexuar lajmet që shkruhen lart e poshtë për të dhe Lorin dhe ka lënë një koment në njërin prej tyre.
“Loredana shtatzënë për herë të dytë?”- është titulli i lajmit të cilit Mozzik i përgjigjet në koment:
“Gjinekologa t’fort jeni, respekt”, shoqëruar me emojin e një buzëqeshjeje.
Por, ç’ka dashur të thotë me këtë koment të papritur? Mozzik sapo i hodhi më shumë benzinë zjarrit, ndaj tani po presim të flasë vetë Lori!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!