Aksident/ Motori del nga rruga dhe përfundon poshtë urës, ndërron jetë drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në fshatin Dedaj në Pukë.

Advertisements

Viktima është shtetasi me inicialet L.M i cili ka qenë duke udhëtuar me motor dhe ka humbur kontrollin.

50-vjeçari ka dalë nga ura mbi të cilën po udhëtonte, duke përfunduar disa metra poshtë saj. Fatkeqësisht nga plagët e marra ai ndërroi jetë.

Advertisements

Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 22.01.2021 në rrugën e fshatit Dedaj, Njësia Administrative Qelëz, Pukë një motorçikletë me drejtues shtetasin L. M. 50 vjeç banues në fshatin Ukth, Pukë, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga ku si pasojë ka gjetur vdekjen. Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZhurmat dhe era e fshatit/ Në Francë mbrohen me ligj
Artikulli tjetërDitë pozitive – Horoskopi sot, njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj