Pastruesi i heq spinen / shkatërrohen mijëra doza të vaksinës

A medical syringe and a vial in front of the Moderna logo are seen in this creative illustrative photo. More than one hundred fifty COVID-19 coronavirus vaccine are in development across the world, several of which have the third phase of clinical trials, as media reported. (Photo illustration by STR/NurPhoto via Getty Images)

Mijëra doza të vaksinës së Modernas kundër koronavirusit, u shkatërruan pasi një pastrues hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferin, në të cilin ato po ruheshin.

Advertisements

“Të martën, 19 janar 2021, stafi i Farmacisë VA Boston zbuloi se një frigorifer në kampusin Jamaica Plain dështoi. Si rezultat, 1900 doza të Modernës të ruajtura në frigorifer u komprometuan”, tha Kyle Toto, specialist i çështjeve në sistemin shëndetësor.

Dozat e vaksinës Moderna arrijnë në mjediset e tyre, të ngrira midis -15 dhe 10 gradë celcius, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më pas ato mund të mbahen të ngrira ose të ruhen në një frigorifer, deri në 30 ditë para përdorimit.

Advertisements

Autoritetet sqaruan se pavarsisht ngjarjes, vendi i mbajtjes së vaksinave ishte i sigurt dhe kishte të instaluar një sistem alarmi, i cili nuk funksionoi siç duhet në momentin e incidentit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet indetiteti i kamarierit qe peshtyu pjaten e ministrit, MIK ME VIP-AT SHQIPTAR
Artikulli tjetërZhurmat dhe era e fshatit/ Në Francë mbrohen me ligj