Nxorri ligjin për informacione me pagesë, Google kërcënon heqjen e motorit të kërkimit në Australi

Google ka kërcënuar të heqë motorin e tij të kërkimit nga Australia, duke qenë se ky shtet po paraqet një ligj për ta bërë gjigantin e teknologjisë Google, Facebook dhe kompani të tjera të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre.
AUSTRALI- Google ka kërcënuar të heqë motorin e tij të kërkimit nga Australia, pasi ky shtet po paraqet një ligj për ta bërë gjigantin e teknologjisë Google, Facebook dhe kompani të tjera të paguajnë mediat për përmbajtjen e tyre.

Advertisements

BBC shkruan se firmat amerikane kanë kundërshtuar këtë ligj, duke paralajmëruar se do t’i bëjë ata të tërheqin disa nga shërbimet e tyre.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri australian, Scott Morrison, duke thënë se “ne nuk u përgjigjemi kërcënimeve”. Nga ana tjeter, Mel Silva, drejtoresha-menaxhuese e Google në Australi dhe në Zelandë të Re, i tha se rregullat e reja nuk do të zbatohen.

Advertisements

“Nëse ky version i kodit do të bëhej ligj, nuk do të na jepte zgjidhje tjetër përveç të ndalojmë motorin e kërkimit (Google Search) në Australi”, deklaroi ajo.

Sipas ligjvënësve, kërcënimi i Google për të hequr të gjithë motorin e tij të kërkimit është më i ashpëri deri më tani, pasi lajmet përbëjnë vetëm 12.5% të kërkimeve të Google në Australi.

Edhe gjatë pandemisë Google ka patur një periudhë shumë fitimprurëse, ndërsa e kundërta ka ndodhur me gazetat lokale të cilat kanë pësuar një krizë të konsiderueshme.
Javën e kaluar Google konfirmoi se po bllokonte faqet e lajmeve lokale australiane, duke e justifikuar si provë për vlerën e shërbimeve të lajmeve australiane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk e ndjej…”, Atdheu refuzon Ledianën në takim (Fotot)
Artikulli tjetërZbulohet indetiteti i kamarierit qe peshtyu pjaten e ministrit, MIK ME VIP-AT SHQIPTAR