“Mos rri në kafene se të bëhet truri si filxhan kafeje” Rama debaton me komentuesin

Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku përveç postimeve të punës, në shumë raste përballet edhe me komentuesit.

Advertisements

Kjo ka ndodhur edhe në postimin kryeministrit Edi Rama, ku tregoi se ishte në Fier, ku pa nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e spitalit nga Turqia.

Një qytetar i shkroi se nuk kanë nevojë vetëm për godina të reja, por edhe shërbim, ndërsa kryeministri iu përgjigj duke i thënë se në rast se ai shikon parregullsi, ta denoncojë.

Advertisements

Ndërkohë, një tjetër i thotë se pronarët e tokave nuk janë dëmshpërblyer sipas ligjit, e sipas tij janë shpronësuar me dhunë dhe me dëmshpërblim të pakët.

Ndërsa Rama i përgjigjet: “Mos rri shumë në kafene se çfarë nuk dëgjon dhe të bëhet truri si filxhan kafeje”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSfiduese! Fëmijët e shkollës në Siberi lahen në dëborë me kova uji të ngrirë (Fotot)
Artikulli tjetërRikthehet Erisi pas debatit te f orte me Fatjonin