Basha publikon videon e vogëlushes së përlotur: Ne jemi një të ardhme më të mirë për Shqipërinë

Lulzim Basha përmes një postimi në facebook, ka shpërndar një video në të cilën një baba në kushte të vështira ekonomike shprehet se ka marrë lekë borxh për t’i blerë fëmijëve të tij librat e shkollës dhe mjetet e nevojshme shkollore për mësim.

Advertisements

“Njëherë s’kisha lekë për t’i blerë as librat e shkollës, i kërkova në një vend tjetër dhe ja bleva pas 3-4 ditësh. S’kishin as fletore as stilolapsa të gjithë i kishin blerë ndërsa fëmijët e mi s’i kishin blerë akoma. Ja bleva me listë”

Basha thekson se 8 vitet e dështuara të qeverisjes së Ramës kanë bërë që kostoja e jetesës të rritet dita ditës dhe tashmë është koha për ndryshim, në mënyrë që Shqipëria të ketë një të ardhme më të mirë.

Advertisements

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë’, shkruan Bashan në mbishkrimin e videos në Facebook

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShenjat e Horoskopit që do të gjejnë personin e zemrës gjatë këtij viti
Artikulli tjetërDhu noi 15-vjeçarin me preteksin se thyeu karantinën, dërgohet në gjyq njëri prej policëve