Vranësira dhe reshje të shumta, mësoni si do jetë moti sot

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë edhe për ditën e sotme pritet që moti të jetë i vr anët në të gjithë territorin (edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell).

Advertisements

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Intensiteti mesatar pritet kryesisht në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit.

Në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre, dhe zonat luginore era intensive dhe me rrahje dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m/s. Valëzim i forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8-2.2m.

Temperaturat parashikohen në:

-zonat malore 1°C deri në 10°C

-zonat e ulëta 3°C deri në 16°C

-zonat bregdetare 7°C deri në 16°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇun Lajçi tregon se do ta votojë Kurtin, por ka vetem një kërkesë
Artikulli tjetërTërmeti i fuqishëm godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra