Helmimi i 6 nxënësve të shkollës në Don Bosko, Policia e Tiranës nis hetimin për drejtorin dhe inxhinierin, ja cfare dyshohet

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një shkollë jo-publike në zonën e Don Boskos, Policia e Tiranës ka marrë masa duke proceduar penalisht 2 persona, drejtorin e shkollës dhe një inxhinier.

Advertisements

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet B.S, 34 vjeç dhe E.D, 36 vjeç, të cilët kishin vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

“Specialistët për Hetimin e Kri mit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rre zikut për jetën,” njofton Policia e Tiranës.

Në një shkollë private këtë të mërkurë disa studentë shfaqën probleme serioze të shëndetit shkak i rrjedhjes së gazit pranë këtij ambienti. Menjëherë në vend ngjarje arritën ambulancat dhe forcat policisë të cilët bënë të mundur transportin e nxënësve pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPo ecet me ritme super te ngadalta, 10 ditë nga marrja e dozës së parë, sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar derimë tani
Artikulli tjetërGrabitja e Rinasit kthehet në pikën zero, Alkond Bengasi i ben te paprituren prokurorisë