Po ecet me ritme super te ngadalta, 10 ditë nga marrja e dozës së parë, sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar derimë tani

Teksa kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja e vaksinimit me Pfizer në vendin tonë, numri i mjekëve që e kanë marrë dozën e parë derimë tani ka shkuar në 549, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna se kur do të vijë pjesa e dytë e dozave.

Advertisements

Që një person të marrë një vaksinë efektive, brenda një periudhe trejavore atij i duhet të marrë dy doza të vaksinës, ndërkohë që në total në vendin tonë zyrtarisht kanë mbërritur zyrtarisht 975 doza, dhe mbetet në pikëpyetje koha e mbërritjes së dozave të dyta.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Rama kanë dhënë sigurinë se partia e dozave të tjera të vaksinës do të vijë shumë shpejt në vendin tonë, ndërsa nëse bën një llogari të thjeshtë në vendin tonë janë bërë vetëm 50 vaksina në një ditë. Nëse do të vazhdojë me këto ritme, padyshim që procesi i vaksinimit në Shqipëri do të donte vite të tëra për të përfunduar.

Advertisements

Manastirliu përmes një postimi në facebook shkruan se mjekët Prof. Eqerem Hasani dhe Prof. Mira Kola sapo kanë kryer vaksinën antiCovid dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi. Në postimin e saj Manastirliu shkruan gjithashtu se 549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës antiCovid

Postimi i Ministres Manastirliu:

Jam e kënaqur që prof. Eqerem Hasani, prof. Mira Kola dhe mjekët e shërbimeve delikate të #urgjencës dhe #reanimacionit sapo kanë bërë vaksinën #antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania dhe sot janë më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

549 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 kanë kryer deri tani dozën e parë të vaksinës #antiCOVID. #ShqipëriaBuzëqesh

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParalajmërimi i pediatrëve! ‘Shpërthen’ viroza e stinës te fëmijët, shenjat tipike me temperaturë e diarre
Artikulli tjetërHelmimi i 6 nxënësve të shkollës në Don Bosko, Policia e Tiranës nis hetimin për drejtorin dhe inxhinierin, ja cfare dyshohet