Paralajmërimi i pediatrëve! ‘Shpërthen’ viroza e stinës te fëmijët, shenjat tipike me temperaturë e diarre

Në një periudhë të vështirë për Covid-19 duket se në opinionin publik sëmundjet e tjera “nuk ekzistojnë më”. Mjekët pediatër kanë konfirmuar se ditët e fundit po qarkullon një virozë e cila nuk duhet anashkaluar.

Advertisements

Pediatri Ylli Kaloshi i tha Gazetës “Si” se po qarkullon një virozë tek fëmijët e cila shoqërohet me temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre të vazhdueshme. Sipas mjekut kjo virozë është e njëjtë me gripin dhe nuk duhet anashkaluar në rastet e rënda.

“Përgjatë dy ditëve të fundit është vënë re një rritje ë numrit të pacientëve, pavarësisht se periudha nga fillimi i nëntorit deri në fund të marsit ka raste të shtuara të pacientëve për shkak të mbivendosjes së virozave. Kjo virozë është parë më shumë tek fëmijët e çerdheve dhe kopshteve dhe të shkollave në moshat 3 deri në 10 vjeç,” shpjegon Kaloshi.

Advertisements

Përgjithësisht temperatura e larë në shumë rasë shoqërohet edhe me hundë të zëna dhe ulje të oreksit dhe dobësi të muskujve, që janë simptoma të njëjta me gripin e zakonshëm. Mjeku shton më tej se rastet që ka hasur, fatmirësisht, nuk kanë qenë të rënda.

“Gjendja lodh fëmijët dhe fatmirësisht por nuk kanë kaluar në gjendje të rëndë. Në këto raste për format e lehta mund të përdoren lëngje, paracetamol dhe trisol për të stabilizuar të vjellat dhe diarrenë, ndërsa në format e rënda duhet patjetër këshillim me mjekun dhe të merren antibiotikë,” shton mjeku.

Dallimi i virozave të tjera nga Covid-19

Covid-9 dhe virozat shkaktohen nga viruse të ndryshme, por ato krijojnë një gjendje shëndetësore të njëjtë dhe shpesh simptomat mund të ngatërrohen.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe OBSH simptomat e përbashkëta të gripit sezonal dhe COVID-19 janë kolla, temperatura lodhja e muskujve të trupit dhe diarreja. Tek fëmijët simptomat e virozëve të stinës duan 1 deri në 5 ditë shfaqen, ndërsa simptomat e Covid-19 shfaqen për 9 deri në 14 ditë.

Sipas specialistëve bërja e dallimit midis gripit dhe Covid-19 është e rëndësishme për të pasur çdo lloj gjendje në mënyrë që të vërtetohet me anë të testimit dhe skanerit dhe të vihet nën kontroll me medikamentet përkatëse. Në fillim të pandemisë ekspertët e shëndetit në vend por edhe jashtë, këshilluan që fëmijët nuk duhet të anashkalojë asnjë vaksinë që kanë në kalendarin e vaksinimit dhe të këshillohet gjithashtu edhe bërja e vaksinës së gripit.

Ndër të tjera mjekët infeksionistë kanë thënë për Gazetën “Si” se pikërisht këtë vit kur kemi prezent edhe virusin Sars-Cov-2, është e rëndësishme që të bëhet vaksina e gripit sepse krijon mbrojtje për virozat në përgjithësi. Mjekët ndërkaq kanë paralajmëruar prej kohësh se ky sezon dimri është i vështirë sepse do të ketë mbivendosje virozash.

Marrë nga Gazeta “Si”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMoti i keq në Shqipëri, vjen paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë deri në 23 janar
Artikulli tjetërPo ecet me ritme super te ngadalta, 10 ditë nga marrja e dozës së parë, sa mjekë dhe infermierë janë vaksinuar derimë tani