Moti i keq në Shqipëri, vjen paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë deri në 23 janar

Moti ditët në vijim pritet të përkeqësohet në Shqipëri.

Advertisements

Reshjet e shiut, të shoqëruara me erëra të forta pritet të nisin sërish në vendin tonë gjatë mesnatës së sotme dhe do të zgjasin deri më 23 Janar.

Drejtoria e Përgjithshme Detare jep alarmin dhe njofton:

Advertisements

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m .
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas Serbisë një tjetër vend i rajonit siguron v*ksinën kineze
Artikulli tjetërParalajmërimi i pediatrëve! ‘Shpërthen’ viroza e stinës te fëmijët, shenjat tipike me temperaturë e diarre